Ngërçi mes PS dhe Rithemelimit, Nikolla mbledh sot Konferencën e Kryetarëve

Politikë | 3 vite më parë

Mazhoranca dhe një pjesë e opozitës janë shumë afër dakordësisë për të kthyer në normalitet veprimtarinë e Parlamentit pas 5 muaj krize. Pritet që kjo dakordësi të zyrtarizoht sot gjatë mbledhjes së konferencës së kryetarëve që ka thirrur kryetarja e parlamentit, Lindita Nikolla.

Një ditë më parë burime për RTSH thanë se Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Bledi Çuçi u takua në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit me homologun e tij demokrat Gazment Bardhi.

Sipas burimeve ata janë shumë pranë marrëveshjes politike, duke negociuar  kërkesat e deputetëve mbështetës së Ish-Kryeministrit Berisha dhe Kreut të Grupit Parlamentar demokrat Bardhi, për ngitjen e disa komisioneve hetimore parlamentare, sikunder rikompozim të Komisionit të Posaçëm parlamentar të Reformës Zgjedhore dhe ndryshimin e bashkëkryesimit të tij nga opozita.

Negociatat mes palëve u komentuan edhe nga Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla gjatë një takimi që ajo pati me të dërguarin me punë të SHBA në Tiranë Daviz Uizner. Nikolla nënvizoi në takim se palët po përpiqen për rikthimin e veprimtarisë së Kuvendit në normalitet.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme