Nis indeksimi me 4.1 % për pensionistët

Sociale | 2 vite më parë

Nga 1 tetori nisi indeksimi i pensioneve në masën 4.1 % për 791 257 pensionistë.

Indeksimi bëhet duke u bazuar në llogaritjen e Institutit të Statistikave të indeksit mesatar vjetor të muajit gusht 2024 për mallrat e shportës për pensionistët.

Indeksimi është detyrim ligjor i skemës së sigurimeve shoqërore. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi, përllogariten në afro 1.7 miliardë lekë vetëm për tre muajt e vitit 2024.

Synim kryesor i indeksimit është ruajtja e fuqisë blerëse të pensioneve kundrejt rritjes së çmimeve dhe efekteve të inflacionit.

Qeveria ka paralajmëruar se nga mesi i këtij muaji do të nisë edhe konsultimet për rishikimin e skemës së pensioneve.

Sipas ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, për skemën e re në fokus do të jetë vendosja e barazisë mes profesioneve me të ardhura të njëjta.

Ai ka deklaruar edhe se bonusi i fundvitit, këtë dhjetor do të jetë më i lartë sesa në vitet e shkuara.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme