Nis mbledhja e qepëve, fermerët në Maliq kanë mbjellë 100 HA më tepër nga viti i kaluar

Sociale | 2 vite më parë

Fermerët e fushës së Maliqit po vijojnë me mbledhjen e qepës, një produkt që ka konsum të gjerë. Kultivimi i kësaj perime këtë vit është kryer me të 3 format, me qepujkë, fidanë dhe me farë.

Fermeri Astrit Xhangoli nga fshati Sovjan thotë se ka mbjellë 10 HA qepë. të paktën në 3 vitet e fundit, tregu ka qenë i kënaqshëm thotë ai dhe presin që edhe këtë vit, situata të jetë po njësoj.

Një ndër faktorët që ka ndikuar në pasjen e një prodhimi të mbarë, është dhe zgjedhja e farës cilësore për mbjellje, duke dhënë një produkt që është dhe rezistent në kushtet e motit në dimër.

Qepa është një kulturë që mbillet masivisht në fushën e Maliqit dhe këtë vit, fermerët kanë shtuar sipërfaqet e mbjella me të me 100 HA më tepër duke shkuar në rreth 850 HA. Zonat më potenciale ku prodhohet janë fshatrat në njësitë Pirg e Pojan.

Gazetare: G. Sali  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme