Nis ndërhyrja për prishjen e ndërtimeve pa leje në Vlorë

Kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, ka njoftuar nisjen e ndërhyrjeve për prishjen e ndërtimeve pa leje mbi kanalin e ujërave të larta.
Në një reagim nëpërmje rrjeteve sociale, ajo ka theksuar se këto ndërhyrje janë të domosdoshme për të shmangur përmbytjet që kanë krijuar probleme të mëdha në qytet, sidomos si ato të dy viteve më parë.
Punimet kanë filluar me pastrimin e kanalit të Naunkës, ndërsa në zonën e Karabashit situata është më e ndërlikuar për shkak të ndërtimeve dhe banesave të ngritura mbi kolektor.
Mersini ka deklaruar se Bashkia do të vijojë punën me intensitet, në mënyrë që dimrin e ardhshëm Vlora të mos përballet me emergjenca të ngjashme.
“Shembja e mureve rrethues përgjatë kanalit të ujërave të larta në lagjen ’15 Tetori’ janë vetëm një pjesë e punës për të rikthyer funksionin e tij. Ecuria e projektit synon të mbrojë dhe t’i shërbejë qytetit në terma afatgjatë prandaj puna do të jetë e vazhdueshme, ditë pas dite.”- shkruan në reagimin e saj Kryebashkiakja Mersini.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




