Nis “Prania Besnike”, Rama: Dëgjesë individuale, askush nuk do mbetet pa u adresuar dhe marrë përgjigjen që i takon

Politikë | 2 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kreu i Partisë Socialise,  ka njoftuar nisjen e një nisme të re të Partisë Socialiste, të quajtur “Prania Besnike”, e cila do të zhvillohet çdo të premte në orën 17:00, në të njëjtën orë dhe në të njëjtin vend, në çdo njësi administrative të vendit.

Sipas asaj që njoftoi Rama, çdo njësi administrative e Shqipërisë zonë urbane sipas brenda qyteteve më të mëdha, do të ketë PRANINË e vet BESNIKE një të premte në muaj.

“ Prania Besnike do të jetë një hapësirë neutrale, pa kamera dhe pa tesër partie, ku qytetarët do të kenë mundësinë të paraqesin individualisht hallet, ankesat dhe kërkesat e tyre. Çdo problem do të shënohet, do të adresohet zyrtarisht përmes deputetit pranë institucioneve përkatëse dhe qytetari do të sigurohet që të marrë përgjigjen që i takon me ligj dhe me rregull.”

Kryeministri theksoi se kjo nismë nuk premton zgjidhje të menjëhershme, por garanton që asnjë çështje nuk do të mbetet pa u adresuar dhe askush pa marrë përgjigjen e duhur.

“Prania Besnike të dëgjon dhe Besa të thotë më kontrollo” – u shpreh Rama, duke nënvizuar se kjo është një formë e re komunikimi të drejtpërdrejtë me qytetarët.

E lançuar disa ditë më parë nga kryeministri, kjo iniciativë ka si qëllim të krijojë një mekanizëm të rregullt dëgjese, dhe që të garantohet transparencë, komunikim i drejtpërdrejtë dhe adresim institucional i çdo ankese.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme