FEST 64/ Si të votoni këngëtarin e preferuar nga Shqipëria dhe Kosova

Kulturë | 10 muaj më parë

FEST 64 ka ngritur siparin mbrëmjen e kësaj të mërkure (17 dhjetor), një festival që do të mbajë të mbërthyer përpara ekranit të RTSH të gjithë shtetasit shqiptarë. Në këto katër net të paharruara, të cilat premtojnë emocione dhe surpriza, të gjithë artdashësit do të kenë mundësinë të votojnë për këngëtarin e tyre të preferuar.

Për të votuar, mjafton të dërgoni një SMS me kodin e këngëtarit në numrin që do të shfaqet në ekran. Qytetarët nga Shqipëria mund të votojnë përmes Vodafone dhe One, ndërsa nga Kosova mund të votojnë përmes IPKO dhe Vala.

50% e votave do të mbështesin fituesin që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, ndërsa 50% e votave të jurisë do të finalizojnë dhe certifikojnë fituesin.

“Shqiptarët të përgatiten gjatë këtyre netëve të votojnë dhe të zgjedhin, në fund të këtyre 4 netëve, këngëtarin që do na përfaqësojë në Eurovision. Audienca do të ketë mundësi të votojë nëpërmjet sms nga Vodafone dhe One në shqipëri dhe Ipko dhe Vala në Kosovë.

50% e këtyre votave do mbështesin fituesin e ardhshëm për kompeticionin e Eurovision dhe 50% e votave të jurisë do finalizojë dhe certifikojë fituesin që do na përfaqësojë në Eurovision në 2026”, deklaroi autorja e festivalit Belioza Çoku.

Mos humbisni mundësinë të merrni pjesë në këtë ngjarje emocionuese dhe të ndikoni në përfaqësimin e vendit tonë në Eurovision!

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme