Nisin gjysmëfinalet e konferencave në NBA

Basketboll | 5 vite më parë

Nis raundi i dytë në NBA, dy gjysëmfinalet e para janë zhvilluar mbrëmë një për secilën konferencë. Ndeshja hapëse ka qënë pikërisht ajo mes Miluokit dhe Boston e fituar nga drerët 101-89 në fushën e Celtics. Janis Antetokumpo për herë të dytë në karrierë në fazën play off arriti të shënojë në tre elementë të lojës me dy shifra, 24 pikë 13 topa në tabelë dhe 12 asist. Një ndihmë të madhe ia dha Jrue Holiday me 25 pikë dhe Portis me 15 pikë duke e zëvendësuar kështu më së miri Kris Midleton, i cili mungoi për shkak të dëmtimit në gju.

Për Boston u dallua Jayson Tatum me 21 pikë por lojë jo bindëse pati Jaylen Broën me 12 pikë. Dy yjet e Bostonit së bashku gjuajtën 31 herë drejt koshit dhe shënuan vetëm 10 kosha. “Në sulm nuk ishte ndeshja më e mirë e mundshme – u shpreh Ime Udoka, trajneri i Boston. Megjithatë, jam optimist sepse kemi humbur me 12 pikë diferencë në një mbrëmje ku shënuam 33% të gjuajtjeve tona”.

Golden State mundën Memphis 117-116 në ndeshjen e parë mes tyre në gjysemfinalet e perëndimit. Edhe pse për pjesë të ndryshme të ndeshjes Memphis dukej më pranë fitores, Golden State shfaqi eksperiencën që e ka ndërtuar në 10 vitet e fundit. Për Warriors u dallua Jordan Poole me 31 pikë duke përfshirë 5 trepikësha, Curry me 24 pikë, Wigins me 17 pikë dhe Thompson me 15 pikë. Draymond Green u largua gjatë ndeshjes me faull antisportiv. Për Memphis, Morant shënoi 34 pikë por humbi gjuajtjen e fundit që mund t’i kishte dhënë fitoren.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme