Nisma “Dyfisho biznesin tënd”, Yzeiraj: Nis brenda 3 javësh, prioritet rritja e konkurrencës në tregun e BE

Ekonomi | 6 muaj më parë

Në funksion të rritjes së konkurrencës në tregun e përbashkët të Bashkimit Europian, qeveria shqiptare ka bërë gati nismën “Dyfisho Biznesin Tënd”.

Sipas zv. ministrit të Financave, Endrit Yzeiraj, fondi 250 milionë euro, i ofruar nga Banka e Shqipërisë dhe 30 milionë euro i akorduar nga qeveria, nuk do të jepet në dorë por do të përdoret nga bankat për të kredituar bizneset me interesa më të ulëta.

“Këto nuk janë para  që do i ofrojë qoftë Banka e Shqipërisë, qoftë Ministria e Financave në mënyrë të drejtpërdrejtë për sipërmarrjen. Këto janë garanci që qeveria dhe Banka e Shqipërisë ofrojnë për sistemin bankar në mënyrë që ato më pas të kreditojnë sipërmarrjet private me norma interesi që do varojnë në nivelin dy deri në 3%. Zgjedhjen finale të projekteve dhe të sipërmarrjeve që përfitojnë do e bëjnë bankat”, tha Yzeiri.

Por cilat janë kriteret dhe sektorët më me përparësi?

“Hapet gama e sektorëve për këdo që ka një aktivitet prodhues, që prodhon një produkt apo një shërbim me natyrë inovative”.

Yzeiraj sqaron se kredia nuk do të përdoret për kapital qarkullues, por në funksion të bërit të biznesit më konkurrues në tregun e Bashkimit Europian.

“Duhet të përdoret për një linjë prodhuese të re, duhet të përdoret për një teknologji të re, për një aftësim digjital, për një certifikim apo standartizim që është e nevojshëm për bizneset që kanë nevojë të eksportojnë në Bashkimin Europian. Për një përmirësim të logjistikës dhe mjeteve të transportit, pra të rrisë aftësinë e tyre konkurruese dhe aftësinë e tyre prodhuese për t’i bërë gati për të konkurruar nesër edhe për në tregun e Bashkimit Europian”, tha ai.

Përveç sektorit të bujqësisë që është operativ, për bizneset e tjera fondi do të jetë tërësisht i disponueshëm brenda qershorit.

Gazetar: H. Mahmutaj  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme