Një ditë pas betimit në Kuvend, mbahet sot mbledhja e parë e Qeverisë “Kurti IV”

Kosovë | 2 muaj më parë

Qeveria e re e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, do të mbajë sot mbledhjen e saj të parë.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, mbledhja e parë e Qeverisë Kurti IV do të nisë në orën 10:00 dhe do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, raporton Kosova Press.

Kjo është mbledhja e parë e kabinetit të ri qeveritar pas zgjedhjes së Qeverisë Kurti IV. Kabineti i ri qeveritar u betua dje në një seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, ku pro qeverisë së re votuan 62 deputetë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme