Një gol për çdo pjesë loje, Sevilla kalon pengesën Villarreal

Spanjë | 6 vite më parë

Me një gol në secilën pjesë, Sevilla kaloi pengesën Villarreal. Skuadra e Lopetegui fitoi 2-0 falë  penalltisë së shënuar në pjesën e parë të ndeshjes nga Lucas Ocampos dhe goli i En Nesyri në fillim të pjesës së dytë. Suksesi i tretë në katër gara për andaluzianët që kapin ekipin e Emery në vendin e katërt, së bashku me Real Sociedad, tre skuadra në kuotën e 26 pikëve.

Kështu skuadra e Lopetegui i ka dhënë lamtumirën 2020-ës me një buzëqeshje më të madhe që mund të dalë nga një skuadër euforike. Në një vit kaq të komplikuar në të gjitha aspektet e jetës, përfshirë dhe sportin, andaluzianët  kanë shijuar një vit ëndërr. Kualifikimin në Champions, titullin në Europa League dhe përsëri në grupin e më të mirëve për këtë sezon. Së fundmi, fitorja me Villarreal, që nuk humbiste që nga shtatori, duke u barazuarme pikë në luftën për zonën Champions.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme