20 të rinj nga diaspora në Zvicër, pjesë e shkollës verore “Jam shqiptar”, Ministria e Jashtme: Investim për identitetit tonë kombëtar

Ka përfunduar edicioni i 3-të i Shkollës Verore “Jam Shqiptar”, një rrugëtim 10-ditor i mbushur me përjetime të veçanta për 20 të rinj nga diaspora jonë në Zvicër. Të rinjtë u bënë pjesë e një rrugëtimi të njohjes me Atdheun.
Përgjatë muajit korrik, ata patën mundësi të afrohen më shumë me gjuhën, kulturën dhe historinë shqiptare përmes mësimit të gjuhës shqipe, vizitave kulturore e historike, si dhe aktiviteteve të shumta kreative që lidhen me identitetin tonë kombëtar.
Shkolla Verore “Jam Shqiptar” u realizua falë mbështetjes së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Agjencisë Kombëtare të Diasporës dhe Qendrës së Botimeve për Diasporën, duke përforcuar lidhjen e brezit të ri të diasporës me atdheun dhe kultivuar dashurinë për identitetit tonë kombëtar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



