“Një lodhje e shpërblyer!”/ Eni Vasili: Nân dhe Alis nesër në finale për shkak të talentit dhe përkushtimit. Pas performancës së tij ka një punë kolosale

Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar Eni Vasili e cilëson një lodhje të shpërblyer kalimin në finalen e Eurovision Song Contest të përfaqësuesit të Shqipërisë Alis me këngën Nân.
Në një postim në rrjetet sociale një ditë pas gjysmëfinales, Vasili shprehet se Nân dhe Alis janë nesër në finale për shkak të talentit dhe përkushtimit që ky këngëtar i ri i ka dhënë këngës dhe performancës së tij që nga dhjetori i vitit të kaluar në festivalin e këngës e deri sot. Ajo thekson se pas performancës së Alis ka një punë kolosale në të gjitha detajet. Ndërsa për praninë e ikonës së skenës dhe kinematografisë shqiptare Rajmonda Bulku, Vasili thotë se i shtoi shumë shije interpretimit të Nân.
“Dy fjalë për nesër. Nan dhe Alis janë nesër në finale për shkak të talentit dhe përkushtimit që ky këngëtar i ri i ka dhënë këngës dhe performancës së tij që nga dhjetori i vitit të kaluar në festivalin e këngës e deri sot. Thënë kjo, dua të veçoj punën dhe përkushtimin e stafit të RTSH, një grupi të vogël njerëzish me zemër të madhe e përkushtim për punën. Pas performancës së Alis në Eurovision ka një punë kolosale që nis një ditë pas përfundimit të festivalit të këngës, përgatitja për në stage të Eurosong është një super sfidë që nga procedurat, te standardizimi i këngës, prodhimi i videove, kostumeve, realizimi i turit e deri te kurimi i çdo detaji skenik. Një bravo për ta. Një lodhje e shpërblyer.
P.S. Prania e ikonës së skenës Rajmonda Bulku i shtoi kaq shumë shije interpretimit të Nan dhe kimia me Alis Kallaci ishte kaq e bukur”, shprehet drejtoresha e RTSH Eni Vasili.
Me një interpretim vokal të fuqishëm dhe thellësisht emocional, Alis elektrizoi arenën e Wiener Stadthalle, duke i siguruar Shqipërisë biletën për në natën e shumëpritur të së shtunës. Alis ka fituar zemrat jo vetëm të shqiptarëve anë e mbanë botës, të cilët e kanë mbështetur në rrjetet sociale dhe kudo, por edhe të publikut të huaj dhe kalimi në Finalen e Festivalit Europian është mëse i merituar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




