Një mbrojtës kroat për Vllazninë

Vllaznia prezanton afrimin më të ri në skuadër: Bruno Brajkoviç vishet kuqeblu. Mbrojtësi 25-vjeçar së fundmi është aktivizuar me Croatia Zmijavcit në ligën e dytë kroate.
Kroati luan në mbrojtje dhe është përforcimi i radhës i skuadrës shkodrane në prag të ndeshjeve të turit të parë kualifikues të Conference League, ku përballë Vllaznisë do të jetë Malisheva.
“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin kroat Bruno Brajković, i cili do të jetë pjesë e kuqebluve për sezonin e ri.
Mbrojtësi ka firmosur një kontratë 1+1, (me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër).
I urojmë Brunos suksese me fanellën e Vllaznisë dhe sa më shumë arritje së bashku në rrugën drejt objektivave tona”, shkruhet në njoftimin e klubit shkodran.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




