Një muaj më parë ishte pozitiv, Djokovic merr vendimin për US

Numri 1 i botës për meshkuj në tenis, serbi Novak Djokovic, do të luajë në grand slam të US Open që nis më 31 gusht, në Nju Jork. Tenisti serb ka vendosur të marrë pjesë edhe në turneun Masters të Sinsinati që nis më 22 gusht.
“Jam i nderuar të konfirmoj pjesëmarrjen time në turneun e Sinsinati dhe atë të US Open. Nuk ka qenë një vendim i lehtë për t’u marrë, por dëshira për t’u rikthyer në fushë ishte më e fortë”, tha Djokovic.
Turneu i Sinsinati nis 9 ditë para atij të US Open, por për shkak të pandemisë të dy këto evente do të zhvillohen në Nju Jork. Djokovic deklaroi se në US Open do të luajë edhe në lojën dyshe me patriotin e tij Filip Krajinovic.
Serbi ka qenë në qendër të polemikave për turneun e “Summer Adria Tour” të organizuar prej tij, ku 4 tenistë, dy trajnerë e disa punonjës dolën pozitivë me Covid-19, përfshi edhe vetë Djokovic. Në US Open nuk do të luajnë Federer e Nadal.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




