Një muze për Malësinë e Madhe, kulla e Çun Mulës do të përurohet më 16 gusht

Sociale | 2 vite më parë

Rruga për në Malësinë e Madhe ofron jo vetëm peisazhe të bukura por edhe histori. Në Hot gjendet kulla e Çun Mulës, luftëtarit të pamposhtur për liri e çlirim kombëtar. Shtëpia me tre kate e kishte humbur prej vitesh “krenarinë” e saj për shkak të degradimit të vazhdueshëm që i sillte koha. Për fatin e mirë iniciativa e trashëgimtarëve të familjes dhe shqiptarëve që jetojnë kryesisht në SHBA bëri që kulla e Çun Mulës të marrë rrugën drejt shndërrimit në një muze të mirëfilltë të Malësisë së Madhe.

“Është një punë kolosale që para dy vjetësh kur e kemi filluar nuk e imagjinonim dot që do të arrinim të bënin inaugurimin e kullës së rinovuar”, u shpreh Arian Bajraktari, Trashëgimtar i familjes së Çun Mulës.

Malësisë së Madhe i mungonte një muze i mirëfilltë dhe kulla e Çun Mulës duket se do ta kryejë më së miri misionin e ri të saj. Për kullën është dashur një ndërhyrje deri në detaje por duke ruajtur në çdo rast elementët autentikë.

Kulla e Çun Mulës dhe shndërrimi i saj në muze do t’i rikthejë Malësisë së Madhe një krenari që ajo e meritonte ta kishte prej kohësh.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme