Një portier nga Çekia për Elbasanin

Abissnet Superiore | 1 vit më parë

Elbasani prezanton blerjen e parë në këtë sesion të merkatos verore. Klubi verdheblu prezanton portierin Martin Janacek, që vjen nga kampionati çek.

“Janacek vesh ngjyrat verdheblu në eksperiencën e tij të parë në kampionatin shqiptar! Shtatlarti 24-vjeçar vjen nga eksperienca e tij e fundit me SK Dynamo Budejovice në elitën e futbollit çek.

Rritur profesionalisht në akademinë e Spartës së Pragës dhe Sparta Prague B, Martin në vitet e fundit aktivizohet në nivelet më të larta të futbollit në vendin e tij”, shkruhet në njoftimin e klubit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme