Një tjetër kryetar bashkie opozitar arrestohet në Turqi

Policia financiare turke ka arrestuar kryetarin e bashkisë së qytetit të vogël Sile, në verilindje të Stambollit, raportoi sot agjencia e lajmeve Demiroren, duke zgjeruar kështu masat e rrepta gjyqësore ndaj partisë më të madhe të opozitës.
Megjithatë, nga telegrami përkatës i agjencisë nuk është e qartë se për çfarë akuzash specifike është arrestuar kryetari i bashkisë Ozgur Kabatağı, i cili i përket Partisë Republikane Popullore (CHP) në opozitë, si dhe zyrtarë të tjerë komunalë.
Zyrtarët e CHP-së janë përballur me valë arrestimesh këtë vit, të cilat shumë i konsiderojnë si qëllim neutralizimin e partisë kryesore opozitare të Turqisë.

Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, i konsideruar gjerësisht si sfiduesi kryesor i qeverisjes 22-vjeçare të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, u burgos katër muaj më parë për akuza për korrupsion.
Qeveria këmbëngul se prokurorët dhe gjyqësori veprojnë në mënyrë të pavarur, por arrestimi i Imamoglut të Stambollit çoi në protestat më të mëdha në rrugë që Turqia ka parë në më shumë se një dekadë.
Sipas mediave rajonale, raportoher se kryetarët e bashkive të Antalyas, Adiyamanit dhe Adanas u arrestuan më 8 korrik si pjesë e hetimeve për korrupsion.
Kryebashkiaku i Antalyas, Muhittin Bocek, u shkarkua nga detyra më 8 korrik; kryetari i bashkisë së Adiyamanit, Abdurrahman Tutdere, dhe kryetari i bashkisë së Adanas, Zeydan Karalar, pritet gjithashtu të shkarkohen nga detyrat e tyre nga ministria e brendshme.
Një total prej 17 kryetarësh bashkie të CHP-së janë aktualisht në burg ose nën arrest shtëpiak.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




