Njëmbëdhjetë të vdekur dhe të paktën 30 të plagosur në aksidentin e autobusit turistik në Meksikë

Botë | 6 muaj më parë

Një aksident tragjik rrugor ka ndodhur në perëndim të Meksikës, ku një autobus turistik doli nga rruga dhe u përmbys pranë qytetit Amatlán de Cañas. 

Sipas autoriteteve lokale, autobusi transportonte ekskursionistë nga shteti Halisko.

Nga aksidenti humbën jetën 11 persona, ndërsa të paktën 30 të tjerë u plagosën.

Gjashtë pasagjerë u gjetën të vdekur në vendngjarje, ndërsa pesë të tjerë ndërruan jetë në spital për shkak të plagëve të rënda. 

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta. 

Ky është vetëm një nga aksidentet e shumta me pasoja fatale që ndodhin shpesh në Meksikë.

Sipas medias vendase, vetëm në shtatorin e kaluar, një tren mallrash përplasi një autobus dykatësh në qendër të vendit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 10 personave dhe plagosjen e mbi 60 të tjerëve.

Ndërsa në shkurt 2025, mbi 40 persona humbën jetën kur një autobus që udhëtonte nga Tabasko drejt Kankunit u përplas me një kamion dhe u përfshi nga flakët. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme