Nokova, fshati që ruan traditat, tërheq turistë nga natyra, kishat dhe mikpritja e banorëve
Fshati Nokovë i Gjirokastrës po përjeton një nga stinët më të bukura. Në këtë stinë të vitit, jeta në këtë fshat gjallërohet nga puna e palodhur e banorëve. Ata vijojnë me përkushtim punën në tokat e tyre, duke kultivuar perime e fruta të freskëta të stinës dhe vazhdojnë edhe të ruajnë traditat e blegtorisë dhe bujqësisë.
Nokova po kthehet çdo vit në një destinacion gjithnjë e më të preferuar për turistët, falë klimës së pastër, produkteve bio dhe objekteve të kultit që ruajnë historinë e kësaj zone.
Dhe padyshim, mikpritja e ngrohtë e banorëve është ajo që i bën vizitorët të rikthehen sërish këtu.
Për t’i dhënë jetë gjallëri dhe zhvillim këtij fshati me histori e tradita, shumë banorë të zonës po i kthejnë shtëpitë e tyre në shërbim të vizitorëve të huaj që zgjedhin ta vizitojnë.
Gazetare: B.Pëllumbi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




