Norvegjia, dominuesja e Lojërave Olimpike

Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin tanimë janë drejt përfundimit, ndërsa për gati dy javë 109 shtete kanë konkurruar në 15 disiplina sportive. Kjo që nga hokeji në akull tek skitë me të gjitha llojet e tyre, apo dhe patinazh artistik. E ndërkohë ndër 109 shtete pjesëmarrëse në listën e medaljeve janë 28 shtete që kanë regjistruar emrin e tyre. Gjithçka kryesohet nga Norvegjia, e cila numëron 14 medalje të arta, 7 të argjendta dhe 8 të bronzta.
Në total 29 medalje për shtetin nordik. Në vendin e dytë vjen Gjermania me 10 medalje ari, 7 të argjendta dhe 5 të bronzta e në të tretin Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 8 të arta, 8 të argjendta dhe 5 të bronzta. Vendi pritës Kina është e pesta në listë me 7 të arta, 4 të argjendta dhe 2 bronzta.
Në listën e medaljeve janë dhe Suedia, Austria, Holanda, Zvicra, Franca, Italia, Kanadaja, Japonia, Korea e Jugut, Sllovenia, Finlanda, Australia, Zelanda e Re, Hungaria, Republika e Çekisë, Sllovakia, Bjellorusia, Spanja, Ukraina, Belgjika, Estonia, Letonia dhe Polonia.
Tanimë që kanë mbetur tre ditë deri në përfundim të Lojërave Olimpike, ndërsa të dielën ulet sipari, Norvegjia duket e sigurtë si dominuesja e këtij evenimenti dimëror.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




