Notoi për 34 orë nga Italia në Shqipëri, Dredha i jep medalje vlerësimi Eva Buzos: Shkëmbi që preku në Karaburun do mbaj emrin e saj

Kryetari i Bashkisë Vlorë Ermal Dredha prit në një ceremoni mirënjohje në bashki avokaten Eva Buzo, notarja që theu rekordin e lundrimit nga brigjet italian drejt atyre shqiptare. Ai vlerësoi Evën me medalje dhe Certifikatën e vlerësimit. Dredha propozoi që shkëmbi ku Buzo preku tokën shqiptare në Karaburun të marrë emrin e Eva Buzos.
“Pa hequr asnjë moment të asaj që ka arritur Eva duke vendosur një rekord absolut ka qenë një maratonë e bërë prej saj. Jemi krenar që kemi qenë pjesë e këtij rrugëtimi me suportin që kemi dhënë si bashki dhe dashamirësit që i janë bashkuar. Ajo ka vendosur në hartën e Shqipërisë një moment të veçantë, aty ku ka prekur në Karaburun te shkëmbi kur ka mbaruar këtë maratonë të gjatë ta quajmë “Shkëmbi i Evës” për të pasur një memorie të fortë për atë që ka arritur Eva”, tha Dredha.
Ndërsa prezent dhe me kupën e federatës për Buzon, ka qenë edhe presidenti i federatës së notit Agim Çiraku. Një rekord I paimagjinueshëm nga një “përbindësh” si Eva thotë Çiraku.
Eva Buzo arriti të përshkojë me not kanalin e Otrantos, në tentativën e dytë pas asaj të vitit të kaluar. Ajo përshkroi për 34 orë me not 92 km itinerarin San Focca-otranto- Karaburun.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




