Novak Djokovic heq dorë nga “ATP Madrid 2026”: “Po mundohem të rikuperohem sa më shpejt!”

Novak Djokovic do të mungojë në Madrid. Ish-numri një në botë, tre herë kampion në Masters 1000 në kryeqytetin spanjoll, njoftoi vendimin e tij në një mesazh në rrjetet sociale.
“Madrid, për fat të keq, nuk do të jem në gjendje të marr pjesë në turne këtë vit. Po vazhdoj rikuperimin tim për t’u rikthyer së shpejti. Shihemi së shpejti!”, shkruante “Nole”, i cili kishte lënë të kuptohej mbi këtë vendim të enjten në mbrëmje, kur ndoqi ndeshjen e Euroligës midis Real Madridit dhe Yllit të Kuq të Beogradit.
Pasi arriti në finale në Melbourne, 38-vjeçari Djokoviç ka luajtur vetëm në Masters 1000 në Indian Wells, ku u eliminua në raundin e 16-tëve nga Jack Draper. Vitin e kaluar në Madrid, Djokoviç u eliminua në fazën e parë nga Matteo Arnaldi, ndërsa ai ka fituar titullin në këtë terren në vitet 2011, 2016 dhe 2019.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




