Nufi viziton Bazën Ajrore të Farkës: Mirënjohje për pilotët që po luftojnë zjarret

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka zhvilluar sot një vizitë në Bazën Ajrore të Farkës, ku ka zhvilluar një takim me pilotët e Forcave Ajrore të angazhuar në operacionet për përballimin e zjarreve. Gjatë vizitës, ministri shprehu mirënjohjen për punën dhe përkushtimin e pilotëve, të cilët këto ditë po kryejnë misione ajrore në zona të ndryshme të prekura nga zjarret.
Nufi vlerësoi guximin dhe sakrificën e efektivëve të Forcave Ajrore, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre në mbrojtjen e jetës së qytetarëve, pronës dhe pasurive natyrore. “Mirënjohje e përzemërt për pilotët e Forcave Ajrore, për çdo mision në përballjen me zjarret, për përkushtimin, guximin dhe sakrificën e tyre”, u shpreh ministri.
Ai falënderoi efektivët për shërbimin dhe misionet e realizuara deri tani, duke nënvizuar se puna e tyre në terren është thelbësore në përballimin e situatës së zjarreve.
Njoftimi i plotë:
Në Bazën Ajrore të Farkës, një takim falënderues me ata që këto ditë janë në ajër për të mbrojtur jetën, pronën dhe pasuritë tona natyrore. Mirënjohje e përzemërt për pilotët e Forcave Ajrore, për çdo mision në përballjen me zjarret, për përkushtimin, guximin dhe sakrificën e tyre. Sot, më shumë se fjalët, secili prej tyre meriton një falënderim të sinqertë: Faleminderit për shërbimin, për sakrificën dhe për çdo mision të kryer me sukses deri sot.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



