“Nuk ka kushte ekonomike për të përballuar blerjen e Williams”, Athletic Bilbao denoncon Barcelonën në La Liga

Athletic Club nëpërmjet një komunikate për mediet ka bërë me dije se po mundohet që të mësojë diçka më shumë rreth situatës financiare të Barcelonës pas interesit që ka shfaqur skuadra katalane për Nico Williams.
Mediet spanjolle bëjnë me dije se presidenti i La Liga, Javier Tebas dhe numri një i Athletic Bilbao, Jon Uriarte, janë takuar në Madrid për të parë nëse skuadra katalanase ka mundësitë financiare për të blerë 21-vjeçarin.
Ky takim u pasqyrua edhe në formën e një lajmi të publikuar në faqen zyrtare të klubit bask, i cili nëpërmjet titullit “Athletic shikon punën e vet: takim me La Liga” i ktehu përgjigje katalanasve, të cilët pak ditë më parë thanë se klubi bask duhet të shikonte punët e veta.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



