Numër i lartë i psikologëve në treg-Bien kërkesat për masterin profesional, ruhen kuotat në bachelor

Tejngopja e tregut me psikologë është reflektuar me një ulje të kërkesës për sa i takon masterave profesional në Fakultetin e Shkencave Sociale. Për pedagogen Ariana Muça aktualisht në treg ka shumë psikologë, ndërsa ka një dallim mes masterit profesional dhe atij shkencor, ku ky i fundit u jep mundësi studentëve të ndjekin edhe doktoraturën.
’’Aktualisht në treg është një numër shumë i lartë psikologësh. Për sa i takon studimeve në masterin shkencor i cili është dy vjeçar dhe u jep mundësi studentëve të vazhdojnë dhe në ciklin e tretë doktoraturë, gjithmonë aty kërkesa ka qenë më lartë, ndërsa për sa i takon masterave profesional të cilët janë parë me tendencën për të dalë më shpejt në tregun e punës, aty kemi parë një rënie e cila mund të vijë edhe si rezultat i tejngopjes se tregut me psikologë’’, pedagogia Ariana Muça
Sipas pedagoges Muça me kalimin e viteve, në këtë fakultet të njëjta janë ruajtur 110 kuotat në ciklin bachelor.
’’Me kalimin e viteve për sa i takon studimeve në ciklin master kemi rënia të numrit të studentëve, ndërsa në ciklin bachelor kuotat kanë mbetur të njëjta. Aty ku kemi programe të reja kërkesa është më e madhe, dhe kjo lidhet edhe me kërkesat që ka tregu. ne kemi një master profesional në krahasim me masterin shkencor, i cili ka 60 kredite’’, tha ajo.
Në Fakultetin e Shkencave Sociale herë pas here ndryshimet në programet mësimore dhe përditësimi sipas nevojave të tregut, përthith edhe më shumë studentëve.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




