“Nusja e re u dogj e gjallë në ashensor”, zjarrfikësi: Ngjarja më e trishtë në jetën time

Në një rrëfim rreth jetës profesionale si zjarrfikës, Niko Naço sjell në emisionin “Jetë Shqiptare” eksperienca ndërsa ka qenë në krye të detyrës.
Ndërsa flet me pasion rreth profesionit të tij, Naço sjell edhe momente apo ngjarje ku rrezikohej jeta si punonjësve të zjarrfikësve ashtu edhe të qytetarëve. Përpos vështirësive, Naço thekson se në profesionin si zjarrfikës, prioritet ka jeta e qytetarit.
“Kam nisur në zjarrfikëse në moshën 21-vjeçare. Kisha dalë me disa shokë në kodër dhe merr flakë një ullishte vijnë zjarrfikëset, aty ndihmuan edhe ne , ne atë kohë adoleshent. Nga ai moment më hipi një dëshirë për të shuar zjarre, të bëhesh një zjarrfikës që jë jepja ndihmën time në komunitet. Pata mbështetjen e familjarëve. Kam filluar si zjarrfikës i parë me pagesë.
Në ditën e parë isha dhe i gëzuar, por edhe i trembur pasi nuk kisha parë ndonjëherë nga afër skena të tilla. Pas fikjes së zjarrit ndjejmë një farë kënaqësie dhe krenari që fikim një zjarr të tillë. Ne nuk jemi vetëm zjarrfikës, ne merremi edhe me evakuime, aksidente apo dhe përmbytje e me shumë probleme që kanë qytetarët. Ne bëjmë edhe rolin e psikologut, pasi ne komunikojmë me ata i sigurojmë që tani janë të sigurtë. Përgjithësisht bashkëpunojnë, por ndonjëherë jo me vetëdije, ata bëjnë veprime që janë jashtë kontrollit të tyre”, tregon Naço.
Zjarrfikësi tregon disa momentin që i ka lënë gjurmë gjatë kryerjes së detyrës.
“Situatat më të vështira të zjarreve kanë qenë rreth viteve ’97-98 , vite ku unë kam qenë zjarrfikës aktiv në atë kohë, situata doli jashtë kontrollit ku njerëzit filluan të plaçkitin, vidhnin institucione dhe i digjnin, ndaj detyra jonë ishte t’i shuanim këto zjarre.
Zjarrfikësi tregon edhe rastin më të trishtueshëm që rezultojë me humbe jete.
“Ngjarja që jam ndjerë më keq është kur një nuse e re tek zona e Freskut u zu ngushtë nga një flakë brenda ashensorit të pallatit dhe aty ajo pësoi djegie duke humbur jetën sepse ashensori ishte bllokuar. E shqyem ashensorin, arritëm ta nxjerrim, por pa jetë. Ngjarjet më të trishta në punën tonë pasi çdo humbje jete nuk është e mirë. Kur i shikojmë këto ngjarje trishtohemi“, tregon i prekur ai.
Ka pasur edhe raste kur i rrezikohej dhe jeta pasi siç ai thotë në atë kohë kishte mungesë të mjeteve specifike.
“Kemi qenë të rrezikuar, por një grup zjarrfikësish sapo marrin thirrjen mendojnë fillimisht për jetën e qytetarit si do t’i japim ndihmën e parë. Që kur stërvitemi instruktorët tanë na stërvisin se si t’i shpëtojmë jetën qytetarëve në nevojë pastaj në plan jetës sonë”, tha zjarrfikësi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




