Nxënësit e gjimnazit “28 nëntori” po realizojnë podkastin “Shend e Verë n’28”

Sociale | 2 vite më parë

Gjimnazi “28 Nëntori” është një nga më të mirët në vend. Nxënësit e saj nuk janë të shkëlqyer dhe të përkushtuar vetëm në mësime por janë të rinj plot ide dhe ambicie po ashtu.

“Shend e Verë n’28” titullohet podcasti i realizuar nga gjimnazistët shkodranë të “28 Nëntorit”, ide e lindur prej pak kohësh.

Kjo iniciativë e re i ndihmon të rinjtë e kësaj shkolle në hapat e mëtejshëm që do të zhvillojnë në jetë.

“Çdo gjë është eksperiencë dhe maturi për ta. Është zgjerim njohurish, ne i aktivizojmë duke i vëndosur në aktivitete me tema që i preferojnë dhe ata gjejnë vetveten në këto nisma”, u shpreh mësuesja Ohrida Zmijani.

Në vitin 2022 Gjimnazi “28 Nëntori” u vlerësua me titullin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj. Rezultatet në olimpiada të ndryshme dhe provimet e Maturës Shtetërore janë ndër treguesit më të mirë të punës që bëhet në këtë gjimnaz.

Gazetar: Marjo Gjini

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme