Nxënësit e pyjores në Tarabosh, orë mësimore për grumbullimin e bimëve mjekësore

Sociale | 2 vite më parë

Shkolla Teknike Pyjore “Kolë Margjini” në Shkodër krahas mësimit në shkollë zhvillon edhe praktika në terren, ku ditën e sotme një grup nxënësish të kësaj shkolle  ishin në malin e Taraboshit për grumbullimin e bimëve mjekësore dhe medicinale.

Këto praktika janë të rëndësishme thotë mësuesi i praktikës Kolë Martini.

Shkolla pyjore “Kolë Margjini” ofron 2 drejtime atë pyjor dhe përpunim druri. Nxënësit të cilët regjistrohen në shkollën profesionale të pyjeve automatikisht fitojnë edhe një bursë studimi prej 70 mijë lekësh të vjetra.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme