Nxënësit elitarë kanë fituar Universitetin e Mjekësisë

Sociale | 2 vite më parë

Universiteti i Mjekësisë dhe degët e tij mbeten ndër më të preferuarit për maturantët, që do të nisin studimet  e larta këtë vit akademik.

Nga 7312 aplikantë 1624 kanë fituar të drejtën të ulen në auditoret e Universitetit publik të Mjekësisë këtë vit akademik.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Xheladin Draçini tha sot për mediet se “ky është grupi më elitar, më ekselentët ndër të gjithë maturantët dhe kjo në të paktën 10 vitet e fundit ka përbërë trend të përvitshëm. Pra nota mesatare për tre vitet e shkollës së mesme për të gjithë aplikantët e mjekësisë është 9.92.

Sa i përket kontratës detyruese për të punuar brenda vendit pas diplomimit, Draçini tha se “në dijeninë time nuk ka një gjë të tillë për momentin, jemi plotësisht të hapur dhe i vlerësojmë mundësitë e karrierës  për studentët tanë, por studimet në Universitetin e Mjekësisë mbështeten në platformën ligjore ekzistuese dhe në dijeninë time nuk ka ndryshime”.

Njësoj si vitet e kaluara maturantët ekselentë do të mbështeten me bursa, ndërsa të tjerët do paguajnë tarifën e shkollimit  sipas programit të studimit në Universitetin e Mjekësisë.

Regjistrimi në universitet nis me 30 gusht dhe raundi i parë përfundon me 13 shtator.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme