Nxënësit preferojnë të marrin një zanat, shkolla Profesionale Shërbime Korçë, zgjedhje e shumë të rinjve

Alkea Barolli është një prej nxënëseve e cila pasi ka përfunduar arsimin bazë, ka vendosur të ndjekë studimet në shkollën profesionale shërbime në qytetin e Korçës, në drejtimin hoteleri-turizëm. 15 vjeçarja në tregon arsyet pse ka bërë këtë zgjedhje.
Tatjana Mero drejtore e kësaj shkolle thotë se regjistrimet për klasat e 10-ta do të vijojnë deri në fund të muajit shtator.
Më tej Mero ka një apel për të gjithë nxënësit dhe prindërit që të zgjedhin arsimin profesional për mundësitë që ai ofron. Shkolla Profesionale Shërbime në Korçë ofron 4 drejtime studimi hoteleri-turizëm, ekonomi-biznes, bujqësi dhe veterinari.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




