OBSH: Izraeli pauzë tre-ditore në Gazë, do shpërndajmë vaksinat

Botë | 2 vite më parë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se Izraeli ka rënë dakord për një pauzë të pjesshme tre-ditore sa i përket sulmeve në Gazë duke filluar nga e diela, në mënyrë që të lejojë punonjësit e ndihmës të shpërndajnë vaksinat e poliomielitit, pasi sulmi brutal i Izraelit çoi në shpërthimin e parë të sëmundjes paralitike në Gaza në 25 vjet.

OBSH tha se aksioni i vaksinimit synon të arrijë 640,000 fëmijë nën moshën 10 vjeç.

 “Pra, ne fillojmë më 1 shtator në Gazën qendrore për tre ditë, pasuar nga Gaza jugore dhe më pas në veriun e Gazës. Për shkak të pasigurisë, dëmtimit, infrastrukturës rrugore dhe zhvendosjes së popullsisë, por edhe bazuar në përvojën tonë me këto lloj fushatash në mbarë botën tre ditët mund të mos mjaftojnë për të arritur vaksinimin adekuat”, u shpreh Dr. Rik Peeperkorn.

Të enjten, një sulm ajror izraelit në një ndërtesë banimi vrau tetë njerëz në Nuseirat në Rripin qendror të Gazës.

Ndërkohë, ushtria izraelite tha se po tërhiqte forcat e saj nga Khan Younis pasi një ofensivë tre-javore la pjesën më të madhe të qytetit në gërmadha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme