Octoberfest 2024 në Gjermani, Mynihu pret rreth 6 milionë vizitorë mes masave të shtuara të sigurisë

Mijëra adhurues të birrës u rreshtuan këtë të shtunë në Mynih për të qenë ndër të parët që trokisnin gotat e tyre në një prej 18 tendave të mëdha të Oktoberfestit, ndërsa festivali më i famshëm i birrës në botë ngriti siparin e edicionit të 189-të të tij.
Këtë vit, Vizitorët e shumtë u përballën me siguri shtesë pas sulmit vdekjeprurës të gushtit në qytetin Solingen në Gjermaninë perëndimore. Organizatorët kryen kontrolle me detektorë metali për herë të parë në historinë e Oktoberfestit.
Adhuruesit e birrës u përballën me një pritje disaorëshe përpara se kryetari i bashkisë së Mynihut Dieter Reiter të çelte zyrtarisht ngjarjen dyjavore me hapjen e fuçisë së parë të birrës. Rreth 6 milionë vizitorë priten të vizitojnë festivalin e famshëm, që zgjat deri më 6 tetor.
Festa e birrës u ndalua në vitet 2020 dhe 2021 për shkak të pandemisë COVID-19, por aktivitetet festive zhvillohen pa ndërprerje që nga viti 2022. Oktoberfesti i parë është mbajtur më 17 tetor 1810, ndërsa data tashmë është zhvendosur në shtator për shkak të motit të ngrohtë në Bavari gjatë këtij muaji.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




