OKB: Lufta ka larguar nga vendi pesë milionë ukrainas

Pothuajse pesë milionë ukrainas kanë ikur nga vendi që nga fillimi i pushtimit rus dhe mbi 2,75 milionë prej tyre janë larguar në Poloni, njoftuan të premten Kombet e Bashkuara (OKB) dhe Roja Kufitare polake.
“Sipas Komisionerit të Lartë për Refugjatët, përveç qytetarëve që ikën jashtë vendit, 7,1 milionë të tjerë që kanë ikur nga shtëpitë e tyre janë ende në Ukrainë”, raportoi “Kyiv Independent”.
Gjithashtu, rojat kufitare polake njoftuan se që nga 24 shkurti mbi 2,75 milionë refugjatë kanë kaluar kufirin.
Megjithatë, javët e fundit ky fluks është ngadalësuar dhe numri i banorëve që kthehen në Ukrainë është rritur.
Një ditë më parë, në Poloni kanë mbërritur 26 800 refugjatë, 8% më shumë se të mërkurën, por një nivel shumë më i ulët se rekordi prej 142 300 i vendosur më 6 mars.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




