OKB thirrje për armëpushim: Të inspektojmë dënimin në centralet bërthamore të Iranit

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, ka bërë thirrje për armëpushim në Iran, në mënyrë që të lejojë inspektimet e IAEA-s në centralet bërthamore të sulmuara nga SHAB dhe Izraeli.
Gjatë takimit emergjent që Agjencia Ndërkombëtare të Energjisë Atomike po zhvillon në Vjenë, kreu i saj tha se është e nevojshme një inspektim në terren.
“Vërtetimi i fakteve në terren është një parakusht për çdo marrëveshje dhe kjo mund të bëhet vetëm përmes inspektimeve të IAEA-s. Duhet të ketë një ndërprerje të armiqësive që të mbizotërojnë kushtet e nevojshme të sigurisë dhe mbrojtjes, në mënyrë që Irani të lejojë ekipet e IAEA-s të hyjnë në vendet për të vlerësuar situatën”, tha Grossi.
Më herët Agjencia Ndërkombëtare të Energjisë Atomike tha se deri tani nuk është vënë re rritje e rrezatimi, pas sulmeve të SHBA-së mbi 3 objektet bërthamore të Iranit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




