Onana jashtë skuadrës, trajneri i Kamerunit: Kërkoi të largohej

Uncategorized | 4 vite më parë

Portieri i Kamerunit, André Onana u “përjashtua” nga ekipi për arsye disiplinore para ndeshjes së sotme kundër Serbisë në Botërorin 2022. Një burim “federal” bëri të ditur masën pak minuta para fillimit të ndeshjes: “Onana është jashtë skuadrës, e ndërlikojmë pak jetën”, duke shtuar se portieri i Interit do të zëvendësohet nga Devis Epassy, ​​i cili luan në Abha të Arabisë Saudite. Për 26-vjeçarin Botërori tashmë ka përfunduar duke qenë se trajneri Song shpjegoi: “Ai na kërkoi të largohej dhe ne pranuam”.

Situata u sqarua më mirë pas ndeshjes nga trajneri i Kamerunit, i cili fillimisht u duk se zbuloi mundësinë për të ndrequr gjithçka. “Kam marrë rrezikun që të mos e lë të luajë, unë jam baba për këta fëmijë dhe duhet të garantoj disiplinë – përfundoi ai, duke lënë më pas një dritë të vogël hapësire -. Por i kërkova të priste, për të parë nëse ai do të sillet sipas rregullave tona. Vazhdimësia e tij në këtë grup varet edhe nga ai. André është një nga portierët më të mirë që luan në Evropë, cilësitë e tij janë të padiskutueshme”.

Dhe përsëri: “Janë 26 lojtarë në këtë ekip që punojnë së bashku për këtë kompeticion dhe ne duam të tregojmë atë frymë disipline dhe respekti – vazhdoi trajneri I Kamerunit. Ne jemi këtu për ta demonstruar atë. Ai është një portier i madh, por le të përqendrohemi te ekipi. Duhet të përshtatet me disiplinën e ekipit. Nëse nuk mundeni, nëse nuk mund të përshtateni me atë që kërkojmë nga ky ekip, mendoj se është e nevojshme të largoheni dhe të merrni përgjegjësi”, shtoi ai. – Onana është lojtar i rëndësishëm, por skuadra është më e rëndësishme se individët”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme