“Open Cinema”, kinemaja shëtitëse nis edicionin e tetë të saj në Kukës

Në Kukës nisi aktiviteti kinematografik “Open Cinema” i cili mbrëmjen e së mërkurës pati shfaqjen e parë dhe që do të vazhdojë për dy netë rresht.
Producenti dhe kineasti Skënder Jaçe, tha se prodhime kinematografike shqiptare që mbajnë emrin e regjisorëve të njohur janë pjesë e rëndësishme e këtij aktiviteti i quajtur ndryshe “Kinemaja shëtitëse nëpër Shqipëri” që këtë vit ka nisur edicionin e tetë.
“E veçanta është se sjellim filma të rinj të regjisorëve të rinj të cilët sapo janë diplomuar dhe kanë sjellë prurje interesante”.
Mes artistëve performoi edhe këngëtarja Myfarete Laze.
“Për mua është pasion i mrekullueshëm që nuk e thyen as vështirësitë sikurse moti apo largësia. Kam dëshirë të këndoj këngë nostalgjike”, tha Laze.
Edhe këtë vit ”Open Cinema” është mbështetur nga Bashkia Kukës. Nënkryetarja Elgita Bilali u shpreh se aktivitete të tilla kulturore do të kenë përkrahjen e Bashkisë.
“Bashkia Kukës, tregon mbështetje dhe kryetari i bashkisë hap dyert për aktivitete të tilla që ndikojnë që qyteti të ketë ngjyra të tjera verore”, tha Bilali.
Kinemaja shëtitëse nisi rrugëtimin e saj me shfaqjen e filmit të restauruar shqiptar “Lulëkuqet mbi mure”, me regji nga Dhimitër Anagnosti ndërkohë që artistë, këngëtar të njohur të muzikës shqiptare do të performojnë para ekranit të madh të kinemasë edhe kolona zanore nga filmat tanë të njohur shqiptar dhe jo vetëm.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




