‘Opera art of singing’ ul siparin, Myshketa: Synojmë organizimin e një Festivali Ndërkombëtar Veror

Kulturë | 4 muaj më parë

Durrës, Opera Art of Singing uli siparin mbrëmjen e së dielës, pas pesë netësh aktivitete që e kthyen qytetin bregdetar në një qendër të muzikës operistike. Një takim i artistëve, pedagogëve dhe talenteve të reja, nën drejtimin artistik të baritonit të mirënjohur, Gëzim Myshketa.

22 këngëtarë nga 11 shtete, u bënë pjesë e masterclasave mbi interpretimin vokal, teknikën e këndimit, stilin operistik dhe performancën skenike, nën drejtimin e emrave të njohur të operës ndërkombëtare.

“Niveli i mësimdhënies kam dashur këtë vit siç edhe dy vjet përpara të jetë më i larti. Richard Barker ka qenë mbi 20 vjet pianisti kryesor i teatrit La Skala, ka punuar me mjeshtrat më të mëdhenj botërorë si dhe drejtor i shkollës operistike të operës të Parisit Federiko Longi gjithashtu koleg Bariton është mësuesi dhe profesori i artistëve më të mëdhenj botërorë kështu që niveli i mësimdhënies ka qenë maksimal.  Ëndrra ime është që të kemi më në fund festivalin veror stabël çdo vit në qytetin e Durrësit”, deklaroi Gëzim Myshketa, drejtues i “Opera Art of Singing”.

Në mbrëmjen përmbyllëse u ndanë çmimet e konkursit. Çmimi i parë “Giuliano Ciannella” iu dha tenorit nga Azerbajxhani, Mahir Taghizade. Ndërsa sopranoja shqiptare Blerta Zhegu u vlerësua me disa çmime, mes tyre edhe Çmimin e Publikut “Qyteti i Durrësit”.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme