“Opera ime” – Botimi më i ri sjell rrëfimin artistik të Zhani Cikos në skenën shqiptare
Është prezantuar monografia “Opera ime” e maestro Zhani Ciko, një përmbledhje e rrugëtimit të tij në artin skenik. Libri vjen si një dëshmi për kontributin e tij në zhvillimin e operës në Shqipëri.
Maestro Zhani Ciko sjell për publikun botimin e tij të titulluar ‘Opera ime’, një rrëfim që përmbledh dekada përkushtimi në muzikë dhe art skenik.
Libri dokumenton rrugëtimin e tij artistik, nga fillimet si violinist dhe koncertmaestro në Teatrin e Operës dhe Baletit, deri në drejtimin e këtij institucioni dhe rolin e tij si pedagog në formimin e brezave të rinj.
“Kam bërë një punë individuale për botimin e tij, por nga ana tjetër edhe një punë që ka qëndrueshmëri. Mendoj se qëndron si bazë dhe për të bërë të tjerë me mundësi më të mëdha,” u shpreh Ciko.
Gjatë karrierës së tij, ai ka drejtuar dhjetëra produksione operistike, duke ndërthurur repertorin kombëtar me atë ndërkombëtar.
Maestro Ciko ka kontribuar gjithashtu në promovimin e talenteve të reja përmes projekteve artistike dhe ansambleve muzikore.
Figura e tij është vlerësuar me tituj dhe çmime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, duke e renditur ndër personalitetet e rëndësishme të muzikës shqiptare.
Monografia “Opera ime” vjen si një dëshmi e kësaj karriere dhe si një referencë për brezat e ardhshëm të artistëve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




