Orkestra Simfonike e RTSH – Artistë shkodranë, pjesë e rëndësishme e formacionit orkestral

Kulturë | 3 vite më parë

Orkestra Simfonike, e përbërë nga një formacion i gjerë instrumentistësh, nuk është vetëm një krenari e RTSH por ajo është po ashtu edhe një aset i vyer kombëtar.

Pjesë e saj janë edhe disa shkodranë. Armando Volaj në korno është njëri prej tyre. Ai bën pjesë në Orkestrën Simfonike të RTSH prej 33 vitesh.

Edukimi i marrë në shkollën artistike “Prenkë Jakova” ka shërbyer si një bazë e fortë për të qenë aty ku është sot.

Një tjetër shkodran është edhe dirigjenti i kësaj orkestre, Gridi Kraja. Nën drejtimin e tij, Orkestra Simfonike po përgatitet për koncertin më të afërt të saj, atë të datës 22 mars.

Pas një pune gjigande të përbërë prej dhjetëra personash, së fundmi Orkestra Simfonike gëzon edhe një sallë të rikonstruktuar plotësisht, e përshtatshme edhe për regjistrime televizive.

 Përgatiti: Marjo Gjini

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme