Orkestra Simfonike e RTSH, koncert me kryeveprat më përfaqësuese të repertorit botëror
Orkestra Simfonike e RTSH-së rikthehet për publikun artdashës me një koncert të veçantë që sjell në një mbrëmje të vetme disa nga kryeveprat më përfaqësuese të repertorit botëror.
Nën drejtimin e dirigjentit Gridi Kraja, orkestra ndërton një udhëtim muzikor që përshkon stile, epoka dhe emocione të ndryshme.
Programi hapet me tingujt dramatikë të Giacomo Puccinit, me “La tregenda” nga opera Le Villi, për të vijuar me atmosferat poetike të Ottorino Respighit në “Valle antike”.
Një nga momentet kulmore të koncertit pritet të jetë interpretimi i veprës ikonike “Rhapsody in Blue” të George Gershwin, ku energjia e xhazit ndërthuret me gjuhën simfonike.
Soliste e mbrëmjes është Ana Kaçinari, e cila me virtuozitetin dhe ndjeshmërinë e saj i jep koncertit një dimension të veçantë artistik.
Koncerti do të mbahet më 6 shkurt, në orën 19:00, në sallën e Universitetit të Arteve, duke premtuar një mbrëmje simfonike që bashkon emocione, energji dhe interpretim të nivelit të lartë.
Gazetare: Xhilda Kondi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




