Orkestra Simfonike e RTSH, koncert në Ulqin – Në program kompozitorë nga Mali i Zi dhe shqiptarë
Orkestra Simfonike e RTSH-së me ftesë të komunës së Ulqinit në kuadër të marrëdhënieve dy palëshe do të vij në një koncert me vepra të kompozitorëve botëror nga Mali i Zi dhe Shqipëria.
Nën dirigjimin e maestro Gridi Kraja, 4 soprano do të interpretojnë veprat nga Çesk Zadeja, Dvorak e Bizet.
“Tani po vjen koha për tu përgatitur për sezonin turistik, dhe gjatë të gjithë majit në Ulqin ka plotë aktivitete dhe në kuadër të këtij aktiviteti kemi dashur të organizojmë këtë koncert”, u shpreh Merita Shabanoviç, përfaqësuese e Komunës së Ulqinit.
“Ne jemi 4 soprano nga Ulqini që do performojmë së bashku me Orkestrën e Radio Televizionin Shqiptar që për mua është një nder dhe kënaqësi e veçantë. Sopranot e tjera që do të marrin pjesë janë Hristina Dragovic, Maja Jakovic dhe Ezona Salaj”, u shpreh sopranoja Gjylie Pelingu-Hoxha.
Koncerti do të jetë sonte në orën 19:00 në qendrën kulturore të Ulqinit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




