OSHEE masa për debitorët në Kukës, banorët: Energjia nga pronat tona, shteti nuk na ka dëmshpërblyer
Në fshatrat e njësisë administrative Tërthore sapo ka përfunduar ndërtimi i rrjetit të ri të furnizimit me energji elektrike, një investim që përmirësoi ndjeshëm cilësinë e furnizimit dhe shërbimit.
Punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, mbështetur edhe nga Policia e Shtetit, nisën verifikimet në terren dhe ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike për konsumatorët debitorë apo edhe ata që, sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, mund ta kenë përfituar në mënyrë të paligjshme.
Hakim Atmuja, banor i fshatit Përbreg, thotë se ky fshat është më i dëmtuari dhe që ka humbur të gjitha pronat e tokat e tij nën ujërat e hidrocentralit të Fierzës, nga ku prodhohet kjo energji, duke mos marrë deri sot asnjë dëmshpërblim apo kompensim.
“Ne na ka dëmtuar pronën dhe kjo pronë duhet të na kompensohet edhe ne, atëherë përgjigjemi shtetit, qysh janë rregullat për të gjithë komunitetin.
Elson Brati, drejtor i rajonit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Kukës, thotë se këto kontrolle synojnë të përmirësojnë treguesit dhe të shmangin abuzimet me energjinë elektrike.
“Po zhvillojmë dhe do zhvillojmë gjatë gjithë, deri në fund të vitit, kontrolle në zonat specifike, kur kemi humbje jo teknike më të mëdha. Ju bëj thirrje të gjithë banorëve që mos të abuzojmë me energjinë elektrike dhe ta paguajnë atë”, tha ai.
Bashkë me punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike janë edhe punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët, përmes monitorimeve me dronë, po verifikojnë edhe nëse ka dyshime për veprimtari të paligjshme që lidhen me kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



