Papa kritika ndaj udhëheqësve që “investojnë në luftë”: Bota u shkatërrua nga “tiranët”

Botë | 7 muaj më parë

Papa Leo XIV ka kritikuar ashpër udhëheqësit botërorë që shpenzojnë miliarda për luftëra, duke theksuar se “bota u shkatërrua nga një grusht tiranësh”.

Papa kritikoi gjithashtu udhëheqësit që përdorin fenë për të justifikuar luftërat dhe bëri thirrje për një “ndryshim vendimtar të kursit”.

“Udhëheqësit e luftës bëjnë sikur nuk e dinë se duhet vetëm një çast për të shkatërruar, megjithatë shpesh një jetë e tërë nuk është e mjaftueshme për të rindërtuar. Ata mbyllin sytë ndaj faktit se miliarda dollarë shpenzohen për vrasje dhe shkatërrime, megjithatë burimet e nevojshme për trajtim, edukim dhe rehabilitim nuk gjenden askund”, tha ai.

Në deklaratat e tij, Papa nuk përmendi ndonjë udhëheqës specifik.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme