Papa Leoni thirrje për paqe: Të ndalojmë tragjedinë para se të kthehet në një humnerë të pariparueshme

Lindja e Mesme | 1 vit më parë

Papa Leoni bëri një apel ndaj bashkësisë ndërkombëtare, duke theksuar nevojën urgjente për ndalimin e konflikteve të përgjakshme dhe për një përpjekje të përbashkët drejt paqes.

“Çdo anëtar i bashkësisë ndërkombëtare ka një përgjegjësi morale: të ndalojë tragjedinë e luftës përpara se ajo të shndërrohet në një humnerë të pariparueshme. Asnjë fitore e armatosur nuk mund të kompensojë dhimbjen e nënave, frikën e fëmijëve, të ardhmen e vjedhur,” u shpreh Papa.

Duke iu referuar situatës dramatike në Lindjen e Mesme, ai theksoi se vuajtjet e popullsisë civile, veçanërisht në Gaza, janë gjithnjë e më shumë në rrezik të harresës.

Papa Leoni i bëri thirrje botës që të mos mbyllë sytë ndaj nevojave humanitare.

“Le të heshtë diplomacia armët, le të ndërtojnë kombet të ardhmen e tyre me përpjekje paqeje, jo me dhunë dhe konflikte të përgjakshme,” përfundoi ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme