“Parada e Krenarisë”, komuniteti LGBTIQ+ marshon në Tiranë

Sociale | 2 vite më parë

Komuniteti LGBTIQ+ organizoi pasditen e kësaj së shtunës një paradë sensibilizuese në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Kjo ështa parada e 12-të në Shqipëri e cila bëhet në vazhdimësi të aktiviteteve ku pjesëtarë të këtij komuniteti kërkojnë të drejta të barabarta, të mos diskriminohen dhe të mos bullizohen.

Me parullën “Çdo ngjyrë një familje” dhe thirrjet “Rruga është e jona!”, aktivistë të LGBTIQ+ marshuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit’”.

Të pranishëm në këtë marshim ishin edhe dy ambasadorë, ai britanik Alastair King-Smith si dhe ambasadori italian Silvio Gonzato. 

Parada nisi tek instalacioni “Reja”, për të vazhduar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri të Presidenca dhe më pas u rikthyen sërish tek “Reja”.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme