Paraja jashtë bankave, në 5 muajt e parë të vitit shënohet rritje e qarkullimit kesh

Ekonomi | 1 vit më parë

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, paraja jashtë bankave ka shënuar rekord të ri në fund të pesë mujorit, duke u rritur me 1.1%, ose 4.9 miliardë lekë në krahasim me muajin prill. Aktualisht, sipas përllogaritjeve, janë rreth 434 miliardë lekë qe qarkullojnë jashtë sistemit bankar në Shqipëri.

Në këtë qarkullim kesh, besohet se ndikon edhe kultura jonë e kryerjes së pagesave me para në dorë, niveli i ekonomisë informale, dhe paratë që vijnë nga remitancat. Këto janë vetëm disa nga faktorët që kontribuojnë në këtë sasi të madhe të parasë fizike që gjendet jashtë sistemit bankar. Tashme qeveria dhe bankat qendrore kanë ndërmarrë disa masa për të nxitur përdorimin e pagesave elektronike, si ulja e komisioneve bankare, promovimi i edukimit financiar, vendosja e një limiti për pagesat kesh mes individëve, reduktimi i informalitetit e të tjera. Kjo pritet të ulë gradualisht varësinë nga paraja fizike në vitet e ardhshme.

Në fund të vitit 2024, paraja jashtë korporatave depozituese ishte 4.2 miliardë euro, nga 3.9 miliardë në 2023. Ndërkohë, në krahasim me muajin maj të vitit të kaluar, kur paraja që qarkullonte jashtë bankave ishte vetëm 389 miliardë lekë, këtë vit shohim që kemi një rritje më të thellë prej 11.7%.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme