Parisi humbet një yll, Pogacar heq dorë nga Lojërat

Sporte të tjera | 2 vite më parë

Asnjë triumf për çiklistin Tadej Pogacar në Paris, të paktën këtë vit. Kampioni slloven zyrtarizoi se nuk do të marrë pjesë në Olimpiadë. Kjo është bërë e ditur nga Federata Sllovene e çiklizmit.

Lodhja e pengon Pogacar të mbrojë bronzin e fituar tre vjet më parë në Tokio pas Carapaz dhe van Aert. Në vend të tij, Domen Novak, i cili do të garojë me Luka Mezgec, Matej Mohoric dhe Jan Tratnik.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme