Parkimi në Gjirokastër, problematikë që theksohet gjatë verës në zonën muzeale
Rritja e numrit të turistëve në Gjirokastër sjell çdo vit të njëjtën problematik parkimet. Ndërsa hapësirat janë të pranishme, parkimi jashtë rregullave dhe zënia e vendeve pa te drejte nga mjete apo biznese, tregon se problem mbetet menaxhimi dhe respektimi i tyre në terren.
“Problematikat e vjetra janë mosfunksionimi si sinjalistika, bllokimi nga mjetet në zonën e pazarit”, u shpreh Gent Bineri, Kryetar i shoqatës së hotelierëve Gjirokastër.
Ndërkohë, qytetarët theksojnë se problem mbetet vetë mënyra e parkimit. Sipas tyre, mungon respektimi i rregullave në terren.
Në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi tha se në bashkëpunim me fondin shqiptar të zhvillimit dhe qeverinë shqiptare po shihet mundësia për një projekti për shtimin e parkimeve në zonën muzeale.
“Kemi me prioritet në bashkëpunim me qeverinë për të parë zonat ku do të bëjmë parkimet”, tha Golemi.
Në pritje të zgjidhjeve të reja të parashikuara për parkimet zonën muzeale, ky problem vijojnë të mbetet një sfidë lidhur kryesisht me menaxhimin dhe respektimin e rregullave nga drejtuesit e mjeteve dhe jo vetëm .
Gazetare : E. Domeri
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



