Parku arkeologjik i Antigonesë, rritet vizitueshmëria me 50%, kryesojnë italianët dhe spanjollët

Sitet arkeologjike në zonën e Gjirokastrës siç është parku arkeologjik i Antigonesë mbetet një prej destinacioneve të preferuar që vijon të vizitohet nga turistët vendas dhe të huaj. Kreu I këtij parku Shkëlqim Guce pohon se në krahasim me vitin e kaluar vizituesmëria këtë periudhë është rritur me 50% .
“Vizitorët të interesuar për të parë parkun arkeologjike të Antigonesë janë të moshave te mesme dhe ato te 3-ta. Janë dhe grupe të posaçme të cilat janë të interesuara edhe për të parë apo për të bërë krahasime dhe studime”, tha Shkëlqim Guce , drejtues i parkut
Sipas Guces risi për këtë vit është shtimi i turistëve spanjoll dhe atyre Italian. Në parkun e Antigonesë gjenden shumë atraksione për t’u vizituar siç janë kolonat, shëtitorja, mozaiku e shumë objekte me vlerë.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




