Parku arkeologjik i Shkodrës më i vizituari, risia e këtij viti janë vizitorët nga Izraeli dhe Lindja e Mesme

Sociale | 2 vite më parë

Parku Arkeologjik i Shkodrës është më i vizituari në vend. Statistikat zyrtare që i referohen 7 muajve të këtij viti me gjasë do ta ruajnë trendin edhe për pjesën e mbetur të vitit.

Kalaja “Rozafa” që përbën monumentin kryesor të këtij parku arkeologjik është vizituar deri në ditët e para të shtatorit nga 116 mijë vizitorë ose rreth 30% më shumë se njëjta periudhë e një viti më parë.

Risi këtë vit është numri në rritje i vizitorëve nga Izraeli dhe Lindja e Mesme. Vitin e kaluar, kalaja “Rozafa” shënoi shifrën rekord të vizitorëve, mbi 125 mijë të tillë por duket se fundi i vitit do të regjistrojë një tjetër rekord vizitorësh në monumentin kryesor të Parkut Arkeologjik të Shkodrës.

Gazetare: E. Dyrmishi

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme